Si doni ta përdorni Rezervo?
Zgjidhni njërën — mund ta ndryshoni kurdo.
Për klientët
Dua të rezervoj
Zgjidhni dyqanin dhe orën, dhe konfirmimi ju vjen me SMS. Falas, gjithmonë.
- Shihni orët e lira në kohë reale
- Kujtesa para takimit
- Anuloni vetë me një prekje
- Me llogari, rezervimet ju ndjekin në çdo pajisje
Për dyqanet · 30 ditë falas
Kam një sallon
Faqja juaj e rezervimeve, konfirmim me një prekje, dhe kujtesa automatike që ulin mungesat.
- Link dhe kod QR për banakun
- Orari, shërbimet dhe çmimet i vendosni ju
- Kapar opsional kundër mungesave
- Pa kartë gjatë provës
1.500 L/muaj
pas 30 ditëve provë
Pyetje të shpeshta
A më duhet kartë për të filluar?
Jo. Prova 30-ditëshe nis pa asnjë të dhënë pagese.
Çfarë ndodh pas 30 ditëve?
Ju njoftojmë përpara. Dyqani, rezervimet dhe klientët mbeten tuajat edhe nëse nuk vazhdoni.
A duhet të shkarkoj diçka?
Jo. Punon në shfletues, edhe te ju edhe te klientët. Mund ta shtoni në ekranin bazë të telefonit si aplikacion.